Surprise Me!

Nderron jete pacienti me koronavirus | Lajme - News

2020-06-03 0 Dailymotion

88 vjeç ishte viktima e fundit nga Covid-19 në vendin tonë. Pacienti ndërroi jetë në Spitalin Infektiv në Tiranë. Shkaku i humbjes së jetës sipas mjekëve ishte arresti kardiak pas vështirësive në frymëmarrje. I moshuari vuante edhe nga diabeti, hipertensioni dhe anemia.

Qershori ka sjelle rënie të rasteve të reja me koronavirus, por mes të prekurve ka edhe personel shëndetësor.

?Në 24 orët e fundit janë kryer 102 testime në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, nga të cilat janë konfirmuar 6 raste pozitive, përkatësisht janë 4 në Tiranë (nga të cilët një personel shëndetësor), 1 rast në Durrës, dhe 1 në Mat?.

Edhe numri i të sëmurëve në spitalin Covid në kryeqytet ka shënuar rënie në 24 orët e fundit.

?Aktualisht po trajtohen 28 të prekur në Spitalin Infektiv, nga të cilët 3 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar?.

Që prej fillimit të epidemisë janë infektuar 1143 persona me Covid-19, prej të cilëve 877 janë shëruar ndërsa 233 persona janë aktivë me Covid-19.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon